
Përfundojnë 2 ndeshjet e pasdites së të enjtes në Ligën e Konferencës, ku pamë Lilën e Edon Zhegrovës të eliminohej nga e ashtuquajtura “ruleta ruse” (penalltitë) ndaj Aston Vilës. Koha e rregullt dhe shtesat përfunduan 2-1 për skuadrën franceze, që tentoi të përmbyste gjithçka.
Në takimin tjetër, Fiorentinës iu desh koha shtesë për t’u kualifikuar ndaj Plzenit, pasi gjatë 90 minutave, vendasit nuk arritën të shënonin asnjë gol edhe pse shumicën e minutave luajtën me një lojtar më shumë.
Ekipi italian gjeti 2 herë rrjetën në minutat e 92 dhe 108, ndërsa çekët luajtën me 1 lojtar më pak që nga minuta e 66.
Kompeticioni tashmë ka hyrë në fazën e tij më interesante ku do të mbesin vetëm 4 skuadra në lojë.
Lini një Përgjigje