
Duket se kompanitë e basteve e kanë të vështirë të japin çdo vit Realin e Madridit si favorit kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve.
Gjithashtu për ofruesit e të dhënave që me llogaritjet e tyre përpiqen të parashikojnë kampionin e ardhshëm.
Kampioni në fuqi, Mançester Siti, ishte favoriti i madh derisa u eliminua mbrëmjen e djeshme. Tani, me vetëm katër skuadra në garë për të ngritur trofeun, Reali i Madridit ka parakaluar të gjithë.
Sipas superkompjuterit të Opta-s, ekipi i Ançelotit, të cilët në fillim të sezonit ishin favoritët e dytë, janë bërë kandidatët kryesor për të fituar trofeun.
Lini një Përgjigje