TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2025, 17:39

Nga i padëshiruar në librin e historisë tek Atalanta, Berat Gjimshiti kalon ikonën e Suedisë

Shkruar nga Pamfleti

Nga i padëshiruar në librin e historisë tek Atalanta, Berat

Historia e Berat Gjimshitit tregon saktësisht sesi fati dhe puna është e lidhur së bashku për të shkuar sa më larg në jetë.

Mbrojtësi shqiptar ishte me valixhe në duar dhe duke u larguar nga Atalanta para disa vitesh, si i padëshiruar, por papritur një prej mbrojtësve të ekipit të Gasperinit u dëmtua në stërvitje për një kohë të gjatë.

Pas kësaj dhe faktit se merkato ishte drejt fundit, Gasperini u detyrua që ta kthente Gjimshitin dhe të mos e largonte nga ekipi, përkohësisht.

Pjesa tjetër është histori teksa pas ndeshjes së djeshme në Champions League kundër Klub Bryzhit, Gjimshiti ka shkruar një faqe të historisë si legjendë e Atalantës.

Shqiptari ka kaluar kapitenin Glen Stromberg me 273 ndeshje, ndërsa tani Berati numëron 274 ndeshje me fanelën e Atalantës.

Gjimshiti vazhdon formën fenomenale me gola, asiste si ai për Reteguin dhe çmime si në Shqipëri ashtu dhe në Itali, ku me Atalantën ka ngritur Ligën e Europës, çka e kthen në “Hall of Fame” të “Deas”.

 

berat gjimshiti mbrojtësi shqiptar atalanta

Lini një Përgjigje