
Anis Mehmeti është padiskutim futbollisti më në formë i momentit. Sulmuesi shqiptar po bën paraqitje fantastike me Bristol Siti në Championship.
Ditën e djeshme shkëlqeu me dopietë në sfidën që Bristol Siti zhvilloi kundër Stok. Dygolëshi i 24-vjeçarit i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.
Paraqitja e tij është vlerësuar nga “Soffascore”. Sulmuesi është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës në Championship, ndërsa ka marrë edhe notën 8.6.
Një sinjal i fortë edhe për Silvinjon para sfidave kualifikuese të Kupës së Botës, ndeshje që do të luhen në muajin mars. Tashmë Mehmeti është kthyer në një kandidat kryesor për të marrë ftesën nga braziliani për sfidën me Anglinë në “Wembley” dhe ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Takime që do të luhen saktësisht më 21 mars dhe 24 mars.

Lini një Përgjigje