TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2025, 16:11

Thirrjet raciste kundër Kosovës në Ligën e Kombeve, Federata Rumune humb betejën në Apelin e Arbitrazhit Sportiv

Shkruar nga Pamfleti

Thirrjet raciste kundër Kosovës në Ligën e Kombeve, Federata

Federata Rumune e Futbollit ka humbur apelin që bëri në TAS pas dënimit që i dha UEFA për koret raciste që i drejtuan tifozët rumunë lojtarëve të Kosovës.

Kështu Rumanisë do t’i duhet të luajë pa tifozët e saj në ndeshjen e parë si pritëse në Kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Takimi në fjalë do të jetë ai Rumani-Bosnje Hercegovinë, i cili do të luhet më 21 mars.

Ndeshja e marrë në gjykim është ajo e vlefshme për Ligën e Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës. Lojtarët miq dolën nga fusha në minutat e fundit, pasi nuk pranuan që të përfundonin një takim ku tifozët vendas u kthyen në protagonistë me thirrje pro serbe dhe anti Kosovë. Atë takim UEFA vendosi që të mos e vazhdonte më duke i dhënë fitoren 3-0 në tavolinë përfaqësueses rumune.

federata rumune e futbollit uefa

Lini një Përgjigje