TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2025, 21:36

Anis Mehmeti i pandalshëm në Angli, sulmuesi shqiptar realizon golin e 10 në kampionat dhe barazon rekordin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anis Mehmeti i pandalshëm në Angli, sulmuesi shqiptar realizon golin e

Anis Mehmeti ka barazuar një rekord personal në Angli, teksa ka regjistruar sot golin e 10 të sezonit me fanelën e Bristol Sitit në Championship, kategorinë e dytë angleze.

Futbollisti ofensiv, i cili pret ftesën nga trajneri Silvinjo për kualifikueset e Botërorit, shënoi në minutën e 11 të ndeshjes ndaj Stouk, për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij që po lufton për t’u bërë pjesë e grupit të skuadrave që do të jenë në play-off për ngjitjen në elitë.

Goli i 10 bën që Mehmeti të barazojë në këtë mënyrë edhe rekordin e tij personal sa i përket rrjetave të tundura në një kampionat. Ai kishte vendosur shifrën 10 edhe në sezonin 2022-2023, por duhet theksuar se asokohe 9 gola i kishte shënuar me Uajkomb në kategorinë e tretë angleze dhe 1 me Bristol të cilit iu bashkua në merkaton e dimrit.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje