TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2025, 20:46

Jashari triumfon përballë Gjimshitit, Atalanta bie në fund; një penallti nderon belgët

Shkruar nga Pamfleti

Jashari triumfon përballë Gjimshitit, Atalanta bie në fund;

Klub Bryzh ka arritur të fitojë ndaj Atalantës në shtëpi falë një rezultati të ngushtë me shifrat 2-1. Një penallti në fundin e takimit u bë faktor për rezultatin e sotëm.

Fillimisht shënuan belgët me Jutglan, ndërsa bergamaskët barazuan me Pasaliç, por goditja e fundit për miqtë erdhi në fund. Nilson ishte ai që shënoi nga pika e bardhë dhe i dha fitoren skuadrës së Ardon Jasharit kundër Berat Gjimshitit.

Ndeshja e kthimit do të luhet të martën tjetër në Itali ku Atalanta do të presë në shtëpi Bryzhin me synimin për të përmbysur gjithçka.

klub bryzh atalanta champions league

Lini një Përgjigje