TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2025, 20:01

Lutja është e shenjtë në Arabinë Saudite, skuadra e Mario Mitajt ndryshon orarin e ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti

Lutja është e shenjtë në Arabinë Saudite, skuadra e

Al Itihadin e presin dy ndeshje emocionuese në kampionatin e Arabisë Saudite. Skuadra e Mario Mitajt do të luajë më 15 shkurt në transfertë kundër Al Uehda, ndërsa më 22 mars kundër Al Hilal në shtëpi.

Al Itihad do të kërkojë fitoren për të ruajtur avantazhin e dy pikëve larg në vendin e parë, pasi Al Hilal e ndjek nga pas në vendin e dytë.

Ndeshja pasardhëse do të jetë pikërisht kjo që mund të vendosë edhe titullin kampion, raporton “Sport Ekspres”, mes dy ekipeve që kanë krijuar pak diferencë nga Al Nassr e Kristiano Ronaldo që vjen në vendin e tretë.

Orari i ndeshjes mes Al Uehda dhe Al Itihad ka ndryshuar, pasi orari i parë i vendosur binte ndesh me orarin e faljes së namazit. Lutja është e shenjtë në Arabinë Suaidte dhe për këtë arsye ndeshja është shtyrë për një orar tjetër, pasi të falet namazi.

 

 

al itihad skuadra arabe

Lini një Përgjigje