
Taulant Xhaka ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë” dhe ta mbyllë me futbollin e luajtur. Vendimi për t’i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist në mbyllje të këtij sezoni, është bërë publik nga klubi i Bazelit, ku mesfushori shqiptar ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës duke fituar 6 tituj kampion në Zvicër.
“Gjithçka që kam mundur të përjetoj me këtë klub deri më tani është ende një ëndërr për mua , sidomos si vendas i Bazelit. Kam qenë në gjendje të përjetoj kaq shumë momente të mrekullueshme në klub, kam pasur kaq shumë bashkëlojtarë të mëdhenj në dhomën e zhveshjes dhe kam qenë në gjendje të luaj kundër futbollistëve më të mirë në botë.
Ishte gjithmonë e rëndësishme për mua që të vendosja vetë që të ndaloja të luajturit futboll dhe kam arritur në konkluzionin që në verë do të jetë ai moment. Do të jem 34 vjeç në fund të marsit dhe çfarë mund të jetë më mirë se të tërhiqem në moshën 34-vjeçare, numrin që kam mbajtur mbi shpinë që te të rinjtë”, tha ndër të tjera Xhaka në një video të publikuar nga klubi ku ai komunikonte lamtumirën nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni.
Xhaka ka mbajtur veshur fanelën e Kombëtares shqiptare që nga viti 2014, deri në vitin 2019, duke luajtur 31 ndeshje e shënuar një gol me kuqezinjtë. Ai ishte një prej protagonistëve të kualifikimit historik në “EURO 2016” më Shqipërinë.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje