TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Shkurt 2025, 16:05

Tek Interi i bëjnë dalje Kristjan Asllanit, mesfushori kuqezi vetëm 24 minuta në fushë në 4 ndeshjet e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Tek Interi i bëjnë dalje Kristjan Asllanit, mesfushori kuqezi

Kristjan Asllani tek Interi ka shpesh ulje-ngritje. Mesfushori shqiptar nuk po arrin dot të fitojë një fanelë titullari, teksa gjithmonë është parë si zëvendësuesi ideal i Hakan Çalhonoglu.

Por tashmë duket se zikaltërit i kanë bërë dalje shqiptarit. Kjo pasi në ndeshjet e fundit nuk është më një alternativë e dytë, duke u bërë automatikisht një zgjedhje e 3.

Siç duket, Asllani nuk ka arritur të bindë Simone Inzagin, me këtë të fundit që ka vendosur në disa sfida të luajë me Pioter Zielinskin para mesfushorit të kombëtares. Në 4 ndeshjet e fundit në Serinë A, Inzagi i ka dhuruar vetëm 24 minuta mesfushorit kuqezi.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje