
Odise Roshi nuk ka të ndalur në Turqi. Ish-lojtari i Kombëtares ka gjetur ditën e sotme sërish rrugën e rrjetës.
Në minutën e 34 të sfidës që Erzurumspor FK zhvilloi në shtëpi ndaj Genclerbirligi, Roshi barazoi shifrat 1-1. Një gol fantastik nga shqiptari, i cili nuk ngurroi të festojë edhe si Kristiano Ronaldo.
Fatkeqësisht për të, skuadra e tij sot u mposht 2-1 dhe nuk mundi t’i dhuronte pikë ekipit turk. Por nga ana personale shkon në kuotën e 7 golave në këtë sezon, ku ka asistuar edhe në 4 raste të tjera.
Goli në ndeshjen e sotme vjen vetëm pak ditë, pasi Roshi shënoi tripletë në ndeshjen e kaluar që Erzurumspor FK fitoi 7-0 ndaj Jeni Malatiaspor.
Lini një Përgjigje