
Karlo Ançeloti ka hyrë në historinë e Realit të Madridit si një nga trajnerët më fitues të klubit spanjoll në arenën ndërkombëtare, ku tre herë i ka drejtuar te fitorja e trofeut më të lakmuar për klube në kontinent.
Tashmë, trajneri mban edhe një rekord shumë të veçantë për klubin e njohur spanjoll, në atë që është turneu i preferuar i madrilenëve. Në ndeshjen e drejtuar sot përballë Mançester Sitit, ai shënoi shifrën e 72 takimeve në pankinën e madrilenëve në Ligën e Kampioneve, më shumë se çdo trajner tjetër në këtë klub.
Ai la pas një ikonë si Miguel Munjoz, i cili e ka drejtuar këtë klub në dy triumfe në këtë turne në vitet 1960 dhe 1966.
Më shumë ndeshje me Realin e Madridit në Champions League
72 Ançeloti
71 Miguel Munjoz
60 Del Boske
53 Zidan
36 Murinjo
24 Benhaker
Lini një Përgjigje