TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 19:47

“Boll të doli shpirti duke qarë kaq shumë”, tifozët e Sitit provokojnë Vinicius në pikën e dobët

Shkruar nga Pamfleti

“Boll të doli shpirti duke qarë kaq shumë”,

Reali i Madridit viziton Mançester Sitin në ndeshjen e tyre, të Champions League dhe pritja e Vinicius Zhunior në stadiumin “Etihad” premton të jetë gjithçka tjetër, veçse miqësore.

Grupi i organizuar, i tifozëve "Manchester 1894", ka shpallur në fakt një lloj mbështetjeje të veçantë, të destinuar për të shkaktuar diskutime. Pak para fillimit të ndeshjes, në tribunat e stadiumit do të shfaqet një koreografi, ku Rodri puth “Topin e Artë”, shoqëruar me fjalët: "Boll të doli shpirti duke qarë kaq shumë". Një referencë e qartë për polemikat e ngritura në të kaluarën nga Vinicius dhe Reali i Madridit.

“Manchester 1894” ndau planet e tij koreografike në kanalet e tij zyrtare: "Ne do ta zbulojmë brohoritjen më herët se sa pritet, në mënyrë që fansat të mund të hyjnë herët për të parë shfaqjen. Dritat fikur dhe shfaqja me lazer në orën 19:50. PA do të heshtë për 90 sekonda, më pas në orën 19:55 do të shfaqet në seksionet wonder/11 Himni i Champions League, që ta shohë e gjithë bota idenë e Big Steve!”

vinicius zhunior futbollisti brazilian mançester siti

Lini një Përgjigje