
Gentian Mezani është zyrtarisht trajner i Bylisit. Pas dorëheqjes së teknikut Nevil Dede, klubi ballshiot nuk ka vonuar dhe ka emëruar në krye të pankinës “timonierin” e njohur vlonjat.
Mezani është një njohës mjaft i mirë i Superiores, pasi më parë ka drejtuar ekipe si Flamurtari, Laçi apo Luftëtari i Gjirokastrës. Gjithashtu, 49-vjeçari ka aventurë edhe në Superligën e Kosovës, ku në dy periudha të ndryshme kohore ka qenë trajner i Gjilanit.

Njoftimi i Bylisit:
“Pas dorëheqjes së trajnerit Nevil Dede, FK BYLIS ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e trajnerit të ri Gentjan Mezani. Trajneri Mezani ka eksperiencë në drejtimin e shumë ekipeve tona të Superiores, por edhe në elitën e futbollit kosovar.
FK BYLIS i uron mirëseardhjen trajnerit të ri Mezani dhe njëkohësisht falënderon Nevil Deden për kontributin e dhënë në drejtimin e skuadrës sonë. Puna vazhdon, më të bashkuar se kurrë në realizimin e synimeve tona”.
View this post on Instagram
Vlonjati është trajneri i tretë i Bylisit për këtë edicion. Kujtojmë se gjithçka nisi me Emanuel Egbon.
Lini një Përgjigje