TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 17:10

Po****rafi me të mitur, lojtari i Realit të Madridit rrezikon 5 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Po****rafi me të mitur, lojtari i Realit të Madridit rrezikon 5 vite

Një skandal ka përfshirë lojtarin e Realit, Raul Asencio. Ky i fundit rrezikon të dënohet me 5 vite burgim, për shkak të një skandali që lidhet me pornografi që përfshin të mitur.

Raul Asencio akuzohet se është përfshirë në shpërndarjen e materialeve pornografike me të mitur. Për këtë do të përballet me gjyqin. Më parë ai ishte thirrur nga policia për të dhënë dëshminë e tij, ndërsa prej atëherë u bë pjesë e investigimit.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se dhe 3 ish-lojtarë që kanë qenë në rezervat e Realit, janë po ashtu të përfshirë. Vetë lojtarët që janë të përfshirë kanë gënjyer vajzat që morën pjesë, që materialet janë fshirë.

Asencio ka kërkuar që të mbetet jashtë gjyqit, por kjo kërkesë është mohuar nga gjykata. Në rast se shpallet fajtor, lojtari i Realit rrezikon deri në 5 vite burg.

raul asencio futbollisti i realit të madridit

Lini një Përgjigje