
Lindon Emërllahu është zyrtarizuar te Kluzh në Rumani. Mesfushori shqiptar ishte pjesë e ekipit të parë të Ballkanit prej vitit 2021, ndërsa spikati me fanelën e kampionëve të Kosovës.
Detajet e transferimit të tij tashmë janë bërë zyrtare. Pronari i Kluzh, Nelu Varga, ka treguar se janë paguar 700 mijë euro për shërbimet e 22-vjeçarit.
View this post on Instagram
“Bëmë një lëvizje vërtetë të madhe në ditën e fundit të afatit kalimtar. Morëm Lindon Emërllahun nga Ballkani. Ai është ndoshta numri 6 më i mirë që ka ardhur ndonjëherë në Rumani”, është shprehur Varga.
Po ashtu Ballkani ka ruajtur përqindje nga kartoni i tij, në rast shitjeje. Emërllahu te Ballkani e kishte kontratën të vlefshme deri në vitin 2026, për këtë dhe klubi vendosi të hiqte dorë prej shërbimeve të tij pas ofertës së bujshme.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje