TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 15:17

Sulmuesi shqiptar “bomber” në Europë, pas Juventusit dhe Atalantës i shënon edhe Liverpulit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar “bomber” në Europë, pas Juventusit dhe

Eliot Bujupi është i papërmbajtshëm te skuadra U-19 e Shtutgarit. Sulmuesi i moshave të Kosovës, i shënoi sot Liverpulit në minutën e nëntë për të zhbllokuar takimin. 

Futbollisti shqiptar që ka lindur në Gjermani, e ka golin e pestë në UEFA Youth League për këtë sezon. Për 18-vjeçarin është takimi i katërt që shënon.

Më parë e ka bërë ndaj Crvena Zvezdës, Atalantës dhe Juventusit. Ndeshja e sotme kundër Liverpulit vlen për fazën e 1/16-ave. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 2-2.

Ky është goli i 5 për sulmuesin me origjinë nga Kosova. Kujtojmë se ai është pjesë e Shtutgartit prej vitit 2017 dhe është aktivizuar me ekipet zinxhir, teksa tashmë synon skuadrën e parë.

 

eliot bujupi sulmuesi shqiptar champions league

Lini një Përgjigje