TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shkurt 2025, 23:06

Barcelona triumfon me 10 lojtarë në transfertën e Sevijas, katalanasit afrohen me Realin kryesues

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona triumfon me 10 lojtarë në transfertën e Sevijas,

Barcelona ka arritur të mposhtë Sevijan në transfertë me rezultatin 4-1 edhe pse ishte me një lojtar më pak për më shumë se 30 minuta. Fitorja e sotme e afron skuadrën katalanase me dy pikë me Realin e Madridit kryesues. 

Katër golat për skuadrën e Hansi Flik i realizuan Levandovski, Fermin Lopez, Rafinja dhe Erik Garsia. Ndërsa golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Vargas. 

Një mbrëmje e çuditshme sonte kjo për Fermin Lopez. Mesfushori spanjoll u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe shënoi pas një minuti, ndërsa në minutën e 60 u ndëshkua me karton të kuq. 

barcelona la liga sevija

Lini një Përgjigje