
Napoli bën një hap fals në garën për titullin kampion në Itali pasi ka lënë pikë në përballjen e sotme ndaj Udinezes. Skuadra e Kontes nuk mundi të shkojë më shumë se një barazim me shifrat 1-1.
MekTomeni kaloi në epërsi “blutë”, por Napoli u barazua shumë shpejt për tre minuta falë golit të realizuar nga Jurgen Ekelenkamp. Pas gjithë atyre sforcove në pjesën e dytë, djemtë e Antonio Kontes nuk mundën dot të ndryshonin këtë rezultat.
Napoli kryeson tabelën e Serisë A me 55 pikë të grumbulluara, katër pikë më shumë se Interi që do të zbresë në fushë nesër ndaj Fiorentinës.
Lini një Përgjigje