TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shkurt 2025, 20:38

Ramadani titullar dhe Berisha merr minuta në fund, Leçe e shqiptarëve ndalet në barazim

Shkruar nga Pamfleti

Ramadani titullar dhe Berisha merr minuta në fund, Leçe e

Leçe nuk ka marrë më shumë se 1 pikë në sfidën me Bolonjën e vlefshme për javën e 24 në Serinë A. 

Asnjëra prej skuadrave nuk arriti të realizonte asnjë gol. Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber

Ramadani e nisi ndeshjen si titullar dhe u largua nga fusha në minutën e 70 për t'i lënë vendin Pierret. 

Ndërsa mesfushori tjetër Medon Berisha u aktivizua në minutën e 80 të sfidës pas dëmtimit të Helgason. 

Pas këtij barazimi, Bolonja mbetet në vendin e 8 me 38 pikë ndërsa Leçe në vendin e 14 me 24 pikë. 

leçe bolonja seria a

Lini një Përgjigje