
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Bylisit e vlefshme për javën e 24 të Superiores ka përfunduar me fitoren e shkodranëve. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, u mbyll 3-0 në favor të vendasve.
Si fillim ishte autogoli i Kamara që kaloi shkodranët në avantazh. Teksa më pas rrugën e rrjetës e gjetën edhe mbrojtësi Stojanoviç së bashku me mesfushorin Kahrimanoviç.
Me këtë fitore, Vllaznia shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, duke parakaluar Partizanin.
Në krahun tjetër, Bylis mbetet me 24 pikë në vendin e 7, 1 pikë larg Tiranës që mban vendin e 8.
Egnatia ka mposhtur Elbasanin në transfertë me rezultatin e ngushtë 2-1. Për rrogozhinasit realizuan Lushkja dhe Leo Melo, ndërsa për verdheblutë mendoi Tsague.
Egnatia vijon të kryesojë Kategorinë Superiore me 45 pikë të grumbulluara. Ndërsa Elbasani mbetet në vendin e pestë të klasifikimit me 29 pikë, 10 pikë larg Europës.
Lini një Përgjigje