TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shkurt 2025, 18:04

Lacio mposht me goleadë Monzën, bardhekaltërit i marrin Juventusit zonën Champions

Shkruar nga Pamfleti

Lacio mposht  me goleadë Monzën, bardhekaltërit i marrin

Në "Olimpico" të Romës vendasit e Lazios nuk u kursyen dhe mposhtën 5-1 Monzën. Pjesa e parë e ndeshjes pa vetëm golin e Marusic, ndërsa djemtë e Marco Baronit e kishin lënë gjithçka për fraksionin e dytë.

Pedro me dopietë, Castellanos dhe Dele-Bashiru ishin autorët e golave për vendasit, teksa përkohësisht shkurtoi Sensi. Tanimë me 45 pikë Lazio merr vendin e katërt në renditje, për të lënë Monzën në fund (vendi 20) me 13 pikë. 

lacio monza seria a

Lini një Përgjigje