
Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në transfertë përballë Venecias, në sfidën e vlefshme për javën e 24 të Serisë A. Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Pierluigi Penzo”, përfundoi 0-1.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi ylli argjentinas, Paulo Dibala. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 57, duke shndërruar në gol një penallti dhe duke i dhënë të tijve një fitore të vlefshme.
Me këtë triumf, Roma shkon në kuotën e 34 pikëve, duke mbajtur vendin e 9 në tabelën e klasifikimit. Në krahun tjetër, me vetëm 16 pikë, Venecia mbetet në vendin e 19, pra të parafundit në renditje
Lini një Përgjigje