TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shkurt 2025, 22:01

Mbyllet pjesa e parë e Derbit Madrilen/ Athletico udhëheq përballë Realit, Alvarez “turpëron” Courtois me panenka! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet pjesa e parë e Derbit Madrilen/ Athletico udhëheq

Është mbyllur me rezultatin 0-1 pjesa e parë e derbit Madrilen mes Real Madrid dhe Athletico Madrid. Ndeshja ishte një lojë shahu ku të dyja skuadrat kërkonin të linin sa më pak hapësira kundërshtarit.

Gjithçka do të ishte e barabartë deri në minutën 35-të, ku Athletico fitoi një penallti. Julian Alvarez do t’i jepte më pas Atletico Madrid epërsinë ndaj Real Madridit, me një panenka.

Me këtë rezultat Athletico i rrëmben vendin e parë në La Liga Realit i cili nëse nuk arrin dot të kthejë rezultatin ose të barazojë, do të jetë në një pozicion tepër të vështirë.  

Lini një Përgjigje