
Në javën e 24 të Seria A, Milan arriti të mposhtë këtë të shtunë pasdite me rezultatin 0-2 Empolin, në Stadio Carlo Castellani.
45-minutëshi i parë përfundoi pa gola, teksa rasti më i rrezikshëm i takoi minutës së 33-të, atëherë kur vetëm shtylla ndali Colombon nga goli për vendasit.
Pjesa e dytë filloi me “malore” për kuqezinjtë, që mbetën me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi britanik Tomori u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në minutën e 65-të, Marinaucci mori karton të kuq, duke bërë kështu që numri i lojtarëve në fushë për të dyja skuadrat, të jetë i barabartë. Në minutën e 68-të, Leao shënoi golin e avantazhit për “kuqezinjtë”, nëdrkohë që në minutën e 76-të, Gimenez do të dyfishonte shifrat në favor të Milanit, duke sigururar kështu 3 pikët.
Me këtë rezultat Milani ndodhet në vendin e 7 me 8 pikë, ndërsa Empoli në venin e 17 me 21 pikë.
Lini një Përgjigje