
Nesër në mbrëmje do të luhet derbi i madh i Madridit, ku Reali do të presë Atletikon në “Santiago Bernabeu”, por situata nuk është aspak e qetë.
Shumica e klubeve të La Ligas, vetë La Liga dhe RFEF po bashkohen kundër Realit për shkak të akuzave dhe presionit të tyre ndaj gjyqtarëve dhe ndaj klubet e tjera kërkojnë sanksione të rënda ndaj “Los Blancos”.
Sikur të mos mjaftonte kjo situatë, Atletiko i hedh “benzinë zjarrit” me disa postime që ka bërë në rrjetin “X”, ku tregon instruksionet bazike për derbin e nesërm, me 4 hapa bazë.
1. Mirëmbajtja e fushës
2. Testi i ndriçimit
3. Bërja gati e fanelave
4. Përdorimi i ushtrisë së “gazetarëve miqësorë” për të përhapur iluzionet tuaja

Deri tani nuk ka ndonjë reagim zyrtar nga ana e Realit, për këtë postim të Atletikos, që ngre akuza jo vetëm për presion ndaj arbitrave, por edhe për përdorimin e gazetarëve dhe mediave në interes të tyre. Ndoshta “Los Blancos” po presin të përgjigjen në fushë…
Lini një Përgjigje