TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2025, 18:54

Armando Sadiku i jep kurajo futbollistit spanjoll që pezulloi karrierën për shkak të kancerit: Forca mik i dashur (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku i jep kurajo futbollistit spanjoll që pezulloi

Kirian Rodrigez njoftoi largimin nga futbolli në një konferencë shtypi. Lojtari i Las Palmas ndau një deklaratë emocionuese rreth tërheqjes aktuale nga sporti që dashuron dhe pa i dhënë forcë e kurajo nuk ka ngelur as Armando Sadiku.

Legjionari në një postim në rrjetet sociale ka shpërndarë foton e spanjollit dhe i ka shkruajtur në gjuhën iberike “Mucha fuerza querido”. Rodrigez e ka pezulluar përkohësisht karrierën pasi është diagnostikuar me kancer.

Pas lajmit të hidhur, sulmuesi elbasanas ka vendosur të mbështesë ish-kolegun, pasi Kirian dhe shqiptari kanë qenë shokë ekipi tek ishullorët.

Kujtojmë që sulmuesi i Kombëtares ka qenë pjesë e verdhebluve në La Liga para disa edicionesh, ndërsa futbollisti me sëmundjen e kancerit ka që në vitin 2019 aty.

Lojtari kuqezi që luan në Indi momentalisht nuk i harron shokët me të cilët ka ndarë momente nga karriera e gjatë nëpër klube të ndryshme dhe njëherë tjetër ka treguar zemrën e madhe që posedon.

Armando Sadiku i jep kurajo futbollistit spanjoll që pezulloi

armando sadiku sulmuesi i kombëtares shqiptare kirian rodrigez

Lini një Përgjigje