TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2025, 16:20

“Karlo qetësohu!” Tebas i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Ançelotit: Gara në La Liga nuk është e manipuluar

Shkruar nga Pamfleti

“Karlo qetësohu!” Tebas i përgjigjet

Vetëm 30 minuta pasi Karlo Ançeloti doli në konferencë për shtyp dhe tha, në përgjigje të deklaratave të Tebas, se “askush te Reali i Madridit nuk ka humbur toruan”, presidenti i La Liga-s reagoi menjëherë në rrjetin social “X”, duke kritikuar qendrimin e klubit madrilen për çështjen e arbitrimit.

Karlo, qendro i qetë…”, – e nisi Tebas mesazhin e tij, duke iu referuar drejtpërdrejt fjalëve të trajnerit italian që “Tebas të jetë i qetë”, dhe më pas shtoi një tekst të gjatë: “Kampionati spanjoll nuk është i manipuluar, të gjithë duam përmirësime në organizimin e arbitrimit, gjë që e kemi kërkuar prej kohësh. Megjithatë, është interesante se Reali i Madridit, që tani është kaq i shqetësuar, ka qenë pjesë e Bordit Drejtues të RFEF deri në nëntor të vitit 2023 dhe nuk tha asnjë fjalë”.

Tebas vazhdoi duke kritikuar videot e Real Madrid TV dhe mungesën e propozimeve konkrete nga klubi madrilen për të përmirësuar situatën në arbitrim: “Deri atëherë, kishin kaluar muaj që kur doli në dritë çështja ‘Negreira’, por ndërkohë, Real Madrid TV vazhdonte të na ‘argëtonte’ me videot e tij kaq ‘objektive’ për gjyqtarët. Pse nuk ka pasur asnjë propozim, as në Federatë dhe as në La Liga?”

Më tej, presidenti i La Liga-s hodhi poshtë pretendimet e Realit për ndryshimin e modelit të pronësisë dhe “shtetëzimin” e La Liga-s, duke ironizuar: “As justifikimi për ndryshimin e modelit të pronësisë dhe as shtetëzimi i La Liga-s nuk besohet më nga më naivi. Mos është ky një justifikim i ri? Sepse tashmë e kemi dëgjuar këtë teori nga disa zëdhënës me tone të larta”.

Reagimi i Tebas erdhi pas fjalëve të Ançelotit në konferencën për shtyp, ku trajneri i Realit të Madridit nuk iu shmang asnjë çështjeje. I pyetur për deklaratat e Tebas një ditë më parë, ai u përgjigj: “Para një ndeshjeje kaq të rëndësishme ndaj Atletikos së Madridit nuk do të doja ta prekja këtë temë. Tebas mund të jetë i qetë, sepse askush nuk e ka humbur toruan këtu.

Thjesht kemi kërkuar shpjegime për të përmirësuar një sistem për të cilin, nga sa dëgjoj, askush nuk është i kënaqur. Të tjerët nuk janë të kënaqur, sepse mendojnë se është një sistem që favorizon Realin e Madridit, por kur Reali i Madridit dëshiron ta ndryshojë sistemin, të tjerët duan ta refuzojnë atë”.

havier tebas presidenti i la liga karlo ançeloti

Lini një Përgjigje