
Liverpuli ka prerë biletën për finale e EFL Cup pas fitores 4-0 ndaj Totenhemit në “Anfield Road”. Të kuqtë vinin pas humbjes 1-0 në ndeshjen e parë, ndërsa sot arritën një fitore fantastike duke siguruar me meritë finale.
Goli i parë erdhi nga Gakpo në minutën e 33 pas asistit të Salah. Në fillimin e pjesës së dytë, Salah dyfishoi shifrat nga e pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua nga Darvin Nunjez.
Dominik Shoboslai shënoi golin e tretë të takimit në minutën e 75, me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone. Goli i katërt u shënua nga Van Dijk, holandezi shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit nga Mek Allister.
Një fitore e madhe e djemve të Arne Slot, të cilët i pret në finale Njukasëlli. “Qymyrxhinjtë” eliminuan Arsenalin mbrëmjen e djeshme me rezultatin e përgjithshëm 6-0.
Lini një Përgjigje