
Fiorentina dhe Interi janë rikthyer sot sërish në “Artemio Franchi” për ndeshjen e prapambetur në Serinë A, aty ku dy muaj më parë Eduardo Bov u rrëzua në fushë dhe u dërgua në spital, duke mbajtur në ankth për minuta të tëra botën e futbollit.
Përsa i përket ndeshjes së sotme, Fiorentina fitoi 2-0 ndaj zikaltërve, duke i bërë një nder të madh Napolit të Kontes. Në minutën e 30, Karlos Agusto shënoi për Interin, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.
Në minutën e 59, ishte Luka Ranieri që zhbllokoi rezultatin pas një topi të ardhur nga goditja e këndit, mbrojtësi dërgoi topin në rrjetë.
Shtatë minuta më pas ishte Moize Kin që shënoi me kokë golin e dytë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt ishte sërish ish-juventini, Moize Kin, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për klubin vjollcë, pas një gafe të Dimarkos.
Një fitore e madhe për Fiorentinën, që renditet e katërta me 42 pikë, ndërsa Interi mbetet i dyti me 51 pikë, 3 pikë më pak se Napoli i vendit të parë.
Lini një Përgjigje