TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2025, 15:47

“Të dielën do ju vijmë për qokë”, rrugët e kryeqytetit mbushen me lajmërime vdekjeje; ‘Fanaticsat” provokojnë Partizanin (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Të dielën do ju vijmë për qokë”,

Tirana e Partizani, rivalët miq-armiq të një jete, takohen për herë të tretë në këtë sezon në një derbi të zjarrtë. Kryeqyteti nuk e ka ende një dominues, pavarësisht se të kuqtë janë në zonën e “Final-Four”, ndërsa bardheblutë janë në pozita të vështira. Për tifozët duhet fituar derbi dhe pas dy ndeshjeve 0-0 është koha që dikush të ushtrojë pushtetin duke rrëmbyer suksesin.

Tirana do të luajë këtë të diel derbin e shumëpritur përballë Partizanit, ndeshje që do zhvillohet në kuadër të javës së 24 të Superiores. Sfida që do të luhet në stadiumin “Arena e Demave”, nis në orën 13:30.

Ndërkohë që shumë pak ditë para derbit, tifozët bardheblu duke nisur me provokime të shumta. “Tirona Fanatics” këtë herë ka vendosur nëpër rrugicat e kryeqytetit disa lajmërime vdekjeje, ku njoftohej se klubi i Partizanit nuk jeton më.

Të dielën do vijm me ju bo qokën!”, shkruajnë “Fanaticsat” në rrjetet sociale krah lajmërimeve të vdekjes. Në “Arenën e Demave” pritet spektakël jo vetëm në fushë, por padyshim edhe në tribuna.

tirana partizani derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje