TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2025, 15:25

Supersfida e Serisë A bashkon protagonistët e kombëtares, Silvinjo dhe ndihmësit e tij takohen me Ardian Ismajlin

Shkruar nga Pamfleti

Supersfida e Serisë A bashkon protagonistët e kombëtares,

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, ditën e djeshme ishin në Firence, ku zhvilluan një takim me futbollistin e Kombëtares, Ardian Ismajli.

Stafi teknik bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus-Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i Kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Gjatë mbrëmjes, Silvinjo, Doriva dhe Zabaleta qendruan në Firence dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina-Inter në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani.

Stafi teknik kuqezi do të vazhdojë turin në Europë për të takuar dhe monitoruar futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet europiane.

silvinjo trajneri i kombëtares shqiptare ardian ismajli

Lini një Përgjigje