TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Korrik 2026, 10:30

Konflikti në Lindjen e Mesme, Rubio: Irani nuk është serioz në lidhje me bisedimet

Shkruar nga Pamfleti
Konflikti në Lindjen e Mesme, Rubio: Irani nuk është serioz
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio,

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi se Irani nuk është "serioz në lidhje me bisedimet" dhe paralajmëroi për një "precedent të rrezikshëm" që po krijohet në Ngushticën e Hormuzit.

Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në Filipine, Rubio sugjeroi që SHBA-të ishin të hapura për negociata dhe akuzoi Teheranin se po kërcënonte "lirinë e lundrimit" me veprimet e tyre në rrugën ujore kyçe.

"Problemi që po kemi tani është se ata nuk janë seriozë në lidhje me bisedimet. Nëse jeni seriozë, edhe ne jemi seriozë. Nëse nuk jeni, do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur interesat tona dhe interesat e aleatëve tanë”, tha Ruboi.

Rubio këmbënguli se, sipas asnjë “mekanizmi ligjor ekzistues”, Irani nuk kishte të drejtë të kontrollonte trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit dhe paralajmëroi se kjo mund të kishte implikime më të gjera në të gjithë botën. Sulmet në ngushticë kanë qenë një dukuri e rregullt pas rifillimit të armiqësive në rajon.  Që nga fillimi i konfliktit në shkurt, Irani ka pretenduar kontrollin mbi ngushticën, pavarësisht se rruga i nënshtrohet lirisë së lundrimit sipas ligjit ndërkombëtar.

"Nëse krijojmë një precedent në Lindjen e Mesme ku një shtet komb mund të vendosë që do të kontrollojë një rrugë ujore ndërkombëtare... kemi krijuar një precedent shumë të rrezikshëm që do të përsëritet në pjesë të tjera të botës. Pra, ajo që është në rrezik këtu nuk është thjesht Ngushtica e Hormuzit, por një parim shumë themelor në lidhje me lirinë e lundrimit. Nëse kjo kërcënohet, atëherë mendoj se ekonomia globale është e kërcënuar", shtoi Rubio.

rubio shba irani

1 Komente

  1. T
    Tony

    Nuk behet politika e Amerikes me kubaneze armiqte e betuar kunder saj. Shihni mire se cfare malli jane keta trimat ne krye te Amerikes bashke me grate e familjet e tyre. Eshte e cuditshme, te vjen edhe per te qeshur edhe per te qare.

    Lini një Përgjigje