Një telefon celular është gjetur sërish në qelinë e Laert Haxhiut në burgun e Drenovës, gjatë një kontrolli të zhvilluar në orën 06:00 të mëngjesit.
Gjatë operacionit të kontrollit në qelinë ku mbahet Laert Haxhiu, i cili ndodhet nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), u sekuestrua një telefon celular që dyshohet se i përket atij.
Pas sekuestrimit mësohet se pajisja është dërguar menjëherë pranë SPAK-ut, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të verifikuar përmbajtjen dhe përdorimin e saj të mundshëm.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet konstatojnë një telefon në posedim të Haxhiut brenda institucionit të vuajtjes së dënimit. Më 29 qershor të këtij viti, Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve gjetën një tjetër telefon në qelinë e tij. Pas rastit të parë, autoritetet penitenciare vendosën Laert Haxhiun në kushte izolimi.
Lini një Përgjigje