TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2025, 17:04

Stiven Shpendi jashtë fushave për një muaj, probleme në gju për një nga binjakët kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Stiven Shpendi jashtë fushave për një muaj, probleme në gju

Stiven Shpendi do të jetë i detyruar që të ndjekë si spektator ndeshjet e skuadrës së Karrarezes në Serinë B për disa javë, pasi për fat të keq ka pësuar një dëmtim në gju në stërvitje.

Shpendi po aktivizohej rregullisht me klubin e Serisë B dhe kishte nisur të gjente edhe rrugën e rrjetës. Por ky dëmtim në gju ka bërë që lojtari të humbasë stërvitjen në ditët e fundit. Mediat italiane kanë raportuar se parashikohet që problemi në fjalë, të lërë Stiven Shpendin jashtë për të gjithë muajin shkurt, me kthimin e tij të planifikuar në gjysmën e dytë të marsit.

Shpendi në këtë sezon, i dhënë huazim nga Empoli, ka luajtur në 17 ndeshje me Karrarezen duke shënuar 2 gola dhe 1 asist.

stiven shpendi futbollisti shqiptar karrareze

Lini një Përgjigje