
Fitorja befasuese ndaj Realit të Madridit, e kombinuar me pjesën tjetër të rezultateve, e ka nxjerrë Espanjolin nga vendet e rënies.
Të dielën, bardheblutë vizitojnë një Real Sociedadin, që ka humbur në tre ndeshjet e fundit të Ligës. Duke folur për mediat e klubit, qendërmbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla paralajmëron për rrezikun e rivalit:
“Lojtarët e Real Sociedad do të jenë shumë të motivuar, sepse këto lloj skuadrash nuk mund të humbasin çdo ndeshje. Sfida është e vështirë, sepse ata do të duan të fitojnë në shtëpi dhe do të japim gjithçka për ta arritur”.
Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare e pranon se fitorja ndaj Realit të Madridit i ka dhënë më shumë motivim, por kjo zgjat një ditë dhe tani duhet të fokusohen te kundërshtari i radhës dhe te problemi i pezulluar:
"Ne shënuam në “Sançez Pizhuan” dhe duam më shumë pikë jashtë shtëpisë. Fusha e Real Sociedadit është e komplikuar, sulmuesit e tyre kanë shumë cilësi, por ne gjithashtu mund të luajmë një lojë shumë të mirë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”.
Espanjoli ka humbur në katër transfertat e fundit në Anoeta, por nuk ka dyshim se pas fitores ndaj kryesuesve të La Ligas gjërat duken ndryshe. Skuadra e Manolo Gonzalez do të përballet me skuadrën e Imanol Alguacil të dielën në orën 18:30.
Lini një Përgjigje