
Sipas shifrave zyrtare nga FIFA, organizmi botëror i futbollit, klubet gjermane renditen të dytat pas anglezëve sa i përket shpenzimeve në merkaton e janarit. Klubet angleze kanë investuar 597.7 milionë Euro në transferta ndërkombëtare.
Ndëresa gjermanët 284.4 milionë. Klubet e Bundesligës janë përpara atyre italiane dhe franceze. Sauditët janë në vendin e katërt me 194.4 milionë të shpenzuara. Klubet e Bundesligës i kanë thuajse dyfishuar shpenzimet në merkaton e këtij janari në raport më një vit më parë.

Shpenzimet në merkaton e dimrit lidhen ngushtë me fitimet. Në raportin e FIFA-s thuhet se francezët kanë fituar më shumë, ndjekur nga klubet gjermane dhe në vend të tretë ato angleze.
Në përgjithësi, FIFA regjistroi dy rekorde dimërore: 5,863 transferime ndërkombëtare u bënë në mbarë botën, një rritje prej 19.1 për qind krahasuar me një vit më parë. Tarifat e transferimit arritën në 2.26 miliardë Euro. Kjo përfaqëson një rritje prej 57.9 për qind krahasuar me shifrat e mëparshme.
Lini një Përgjigje