TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Shkurt 2025, 18:33

Salah largohet në verë nga Liverpuli, egjiptiani te Bajerni me rrogë sa Herri Kejn?

Shkruar nga Pamfleti

Salah largohet në verë nga Liverpuli, egjiptiani te Bajerni me

Mohamed Salah po kalon muajt e fundit te Liverpuli. Egjiptiani ndihet i lumtur me fanelën e kuqe, por duket se klubi anglez nuk e sheh si lojtar që duhet të rinovojë.

Jam në muajt e fundit dhe, përderisa klubi nuk është bërë i gjallë, ndoshta në verë nuk do të jem këtu”, tha Salah para pak javësh.

Një opsion për sulmuesin anësor duket se do të jetë Bajerni i Mynihut. Ka kohë që përflitet se klubi bavarez po e monitoron egjiptianin, ndoshta sepse po bën gati largimet e Gnabri, Sane dhe Koman.

Eksperti Florian Pletenberg u ka dhënë shpresa tifozëve bavarezë: “Bajerni patjetër që do të jetë i interesuar, nëse Salah del si lojtar i lirë”.

Problem është vetëm paga e tij. Salah aktualisht paguhet 22 milionë euro në vit, shifër tepër e lartë. Nëse Bajerni zgjedh ta transferojë, Salah do të jetë po aq i paguar sa Herri Kejn.

Salah ka edhe një plan B. Nëse nuk gjen skuadrën që do në Europë, mund të pranojë milionat e panumërta nga Arabia Saudite. Dy klube kanë shfaqur interes për të deri tani.

 

mohamed salah sulmuesi egjiptian bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje