
Është luajtur ditën e sotme takimi i javës së 21 në Kroaci. Arbër Hoxha ka qenë “zjarr” në sfidën e zhvilluar në “Maximir” ndaj Sibenik, ku më parë ka luajtur futbollisti tjetër kuqezi, Eros Grezda.
Legjionari është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” në fund të takimit pas notës spektakolare të akorduar nga “Sofascore”, 8.2. Sulmuesi shqiptar ka bindur Kanavaron me gol dhe asist, edhe pse u aktivizua vetëm për 31 minuta.
Lojtari i Kombëtares nuk e nisi si titullar ndeshjen ndaj ish-klubit të Grezdës. Megjithatë, futbollisti i kryeqytetasve në takimin e mbajtur në shtëpi arriti të shkëlqejë pasi shënoi goli e dytë të bluve në minutën e 74 dhe vulosi fitoren e Dinamos së Zagrebit pas “gatimit” të realizimit të Baturinës në minutën e 78.
Talenti kroat u shërbye saktë nga “ylli” kuqezi dhe mbylli shifrat në 3-0. Hoxha për 4 minuta shaktërroi i vetëm kundërshtarët duke i dhënë 3 pikët skaudrës nga Zagrebi në HNL, ligën kroate.

Lini një Përgjigje