
Atalanta e mbrojtësit shqiptar, Berat Gjimshiti, vijon të mahnisë me performancën e saj në Seria A dhe jo vetëm.
Atalanta mundi 0-5 Veronën në transfertë në ndeshjen e javës së 24 të Serie A. Në pjesën e parë spikati Retegui, i cili realizoi 3 gola. Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ederson, në minutën e 37-të.
Protagonist në 45 minutat e para ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili dhuroi asist te goli i dytë i Reteguit. Sulmuesi 25-vjeçar Retegui “rrëmbeu skenën” edhe në pjesën e dytë, teksa thelloi shifrat.
Me këtë fitore, Atalanta e sheh veten në vendin e 3-të me 50 pikë.
Lini një Përgjigje