
Derbi Madrilen mes Real Madrid dhe Athletico Madrid u mbyll në barazim me rezultatin 1-1. Të dyja skuadrat morën nga një pikë dhe ruajtën pozicionet e tyre në renditje, me “Galaktikët” që kryesojnë tabelën dhe “Los Colchoneros” në vend të dytë.
Në 45-minutëshin e parë ndeshja ishte një lojë shahu ku të dyja skuadrat kërkonin t’i linin sa më pak hapësira kundërshtarit.
Gjithçka do të ishte e barabartë deri në minutën 35-të, ku Athletico fitoi një penallti. Julian Alvarez do të merrte për sipër 11-metërshin dhe do t’i jepte më pas Atletico Madrid epërsinë ndaj Real Madridit, me një panenka, duke vuilosur shifrat 0-1 në pjesën e parë.
JULIAN ALVAREZ WITH A PANENKA PENALTY ON COURTOIS! ????pic.twitter.com/NMWltfN7lB
— Atletico Universe (@atletiuniverse) February 8, 2025
Me fillimin e pjesës së dytë gjërat do të ndryshonin. Pasi Athletico shënoi një gol falë një penalltie të guximshme Panenka nga Julian Álvarez, pas një vendimi të diskutueshëm të VAR, Real Madridi rriti ritmin e ndeshjes.
Kështu që në minutën e 50-të, ylli francez i Realit Kylian Mbappe arriti të shënojë golin e barazimit duke dërguar shifrat në 1-1. Duke shënuar kështu golin e tij të 16-të në La Liga këtë sezon, por më e rëndësishmja, goli i tij i parë në Derbi Madrileño.
KYLIAN MBAPPE MASSIVE GOAL! ????pic.twitter.com/28SLNPnEHL https://t.co/S75vpcprOI
— TC (@totalcristiano) February 8, 2025
Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund dhe dy skuadrat do të merrnin nga një pikë. Me këtë rezultat Real Madrid ndodhet në vendin e parë me 50 pikë , ndërsa Athletico ndodhet në vendin e dytë me 49 pikë. Të dyja ndiqen nga Barcelona e vendit të tretë me 45 pikë dhe një ndeshje më pak.
Lini një Përgjigje