TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shkurt 2025, 13:41

Përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës, shtyhet me 30 minuta derbi i kryeqytetit

Shkruar nga Pamfleti

Përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës, shtyhet me 30 minuta

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është shtyrë me 30 minuta dhe do të nisë në orën 14:00 pasi tifozët e të dyja skuadrave janë përplasur mes tyre ende pa filluar ndeshja.

Tifozët bardheblu nga jashtë rrethimit dhe ata të Partizanit nga tribuna janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e policisë që ka shoqëruar disa nga tifozët.

Tifozët e Tiranës janë pozicionuar në tribunën E1, me më pak se 100 të pranishëm dhe pjesa tjetër e stadiumit është e mbushur e gjitha me tifozë të Partizanit.

Ndërkohë tribuna D3 është lënë bosh për arsye sigurie.

Përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës, shtyhet me 30 minuta

Lini një Përgjigje