TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shkurt 2025, 16:11

2 gola dhe 7 kartonë të kuq në “Arenën e Demave”, Partizani dhe Tirana ndajnë pikët; efektivi i Policisë përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

2 gola dhe 7 kartonë të kuq në “Arenën e

 

Është mbyllur mes spektaklit derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e cila ishte e çmendur në minutat e fundit të saj. Takim ky që u mbyll në barazim 1-1 mes dy ekipeve.

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës nisi me vonesë për shkak se skuadra bardheblu mbërriti vonë në stadium duke qenë se forca shoqëruese policore mbërritën jo në kohë në hotelin ku ishte grumbulluar klubi i Tiranës. Sakaq, brenda stadiumit pati dhe disa trazira mes tifozerive. 

Një efektiv i Policisë së Tiranës u godit me sende të forta në stadiumin “Arena e Demave”, para nisjes së derbit të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur gjatë hyrjes në stadium, tha policia në deklaratën për shtyp. Efektivi i goditur me sende të forta është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe gjendja e tij tashmë është e mirë, pa asnjë rrezik. 

Ndërkohë , forcat e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit  dy tifozë të Partizanit, për akte të dhunshme para dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes. 

Përsa i përket ndeshjes, rezultati u zhbllokua në minutën e 28, aty ku Ernest me një goditje të bukur brenda zone dërgoi topin në rrjetën e Qirkos.  

Pjesa e parë u mbyll 0-1 për bardheblutë. Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por goli i barazimit erdhi në minutat e fundit të kohës së rregullt me anë të Sembene, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë. 

Pas golit të barazimit të Partizanit, plasi sherri mes lojtarëve ku nuk munguan dhe kartonët e kuq.  

Eldorjan Hamiti nuk kurseu asnjë, teksa nxori me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufin dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi. 

Pas këtij rezultati, Tirana renditet në vendin e 8 me 23 pikë, ndërsa Partizani në vendin e 2  me 40 pikë. 
 
 

partizani tirana derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje