
Botërori i ardhshëm do të luhet në vitin 2026 në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Sigurisht që nuk do të shikojmë tri skuadrat që FIFA i ka ndaluar të luajnë dhe duke qenë se kualifikueset kanë filluar, kjo do të thotë se ato patjetër do të humbasin pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.
Rusia është pezulluar për arsye të njohura prej kohësh. Ajo nuk ka qenë e pranishme edhe në garat nën juridiksionin e UEFA-s dhe FIFA-s që nga fillimi i pushtimit ushtarak të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.
Kjo do të thotë, se as kombëtarja e meshkujve dhe e femrave të këtij vendi, nuk mund të garojnë askund në një nivel zyrtar dhe as klubet e këtij vendi. Megjithatë lajmi është se FIFA ka pezulluar edhe dy Federata të tjera, por për arsye të ndryshme.
Rusisë iu bashkuan Pakistani dhe Kongo mes atyre të pezulluarve. FIFA sapo ka marrë këtë vendim dhe ka shpjeguar pse këto dy skuadra nuk mund të konkurrojnë më derisa të zgjidhen problemet.
Kongo u ndalua nga gara, sepse FIFA e përshkroi situatën si “një situatë veçanërisht serioze për shkak të ndërhyrjes së palëve të treta në punët e saj”. Vendimi u mor në konsultim me Konfederatën e Futbollit Afrikan (CAF), pasi FIFA dërgoi misionin e saj në Brazzaville.
Në të njëjtën kohë, Federata e Futbollit të Pakistanit (PFF) u pezullua për dështimin në miratimin e një kushtetute që do të siguronte zgjedhje të drejta dhe demokratike. Edhe në këtë rast shkak është ndërhyrja politike në zgjedhjet brenda Federatës së Futbollit.
Lini një Përgjigje