
Arbër Hoxha ishte vendimtar në ndeshjen e kësaj fundjave. Shqiptari shënoi në fitoren e Dinamos së Zagrebit ndaj Sibenikut dhe u shpërblye nga liga kroate.
Faqja zyrtare e HNL në rrjetet sociale ka postuar duke përzgjedhur legjionarin si “Njeriun e Ndeshjes” luajtur në kryeqytetin dalmat. Me një vlerësim prej 93 pikësh nga 100 të mundshme, sulmuesi kuqezi është caktuar si “Igrac Utakmice” ose lojtari më i mirë në gjuhën sllave nga SuperSport HNL.
Pas vlerësimit nga faqja prestigjoze e “Sofascore” me këtë çmim si dhe me një notë të lartë, tashmë nuk harrojnë ta nderojnë as vendasit.
Lini një Përgjigje