
E pabesueshme ajo që ndodhi sot në FA Cup!
Skuadra e kategorisë së dytë të futbollit anglez, Plimuth, eliminoi Liverpulin nga kompeticioni. Të kuqtë humbën 1-0 në një ndeshje delikate, e cila nuk u parashikua nga askush në ishullin britanik me një rezultat të tillë.
Pavarësisht formës spektakolare në Premier Ligë dhe Champions League, skuadra e Arne Slot sot dështoi në FA Cup dhe dukej si një dorëzim i ekipit për shkak se Liverpuli ka objektiva të tjera këtë sezon.
Pjesa e parë ishte e mërzitshme. I vetmi rast që mbahet mend ishte ai nga Xhejms MekKonnell, por i pakonkretizuar në gol.
Plimuthi u mobilizua në pjesën e dytë dhe shokoi skuadrën e kuqe kur fitoi një penallti. Rajan Hardi ishte ai i cili nga shënoi nga pika e bardhë.
Pavarësisht 10 minutave shtesë, Liverpuli nuk e mori dot veten pas këtij goli. Pavarësisht tentativave të provuara, Liverpuli nuk arriti të shënonte dot as golin e barazimit.
Lini një Përgjigje