TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shkurt 2025, 18:48

Gatuzo i shkakton humbjen e parë sulmuesit shqiptar, u transferua në ligën e Arbër Hoxhës

Shkruar nga Pamfleti

Gatuzo i shkakton humbjen e parë sulmuesit shqiptar, u transferua në

Është luajtur ditën e djeshme në Kroaci takimi midis Hajdukut dhe Varazdin. Shqiptari i miqve është mposhtur nga klubi i drejtuar nga Gatuzo. 

Vendasit e teknikut italian triumfuan 1-0 falë golit të Livajas dhe kështu morën 3 pikë ndaj ekipit të ri të Atdhe Mazarit. 23 vjeçari produkt i Shkëndijës së Tetovës përjetoi humbjen e parë në aventurën e re në ligën kroate. Sulmuesi shqiptar u transferua te NK Varazdin këtë merkato pas mbylljes së eksperiencës në Shkup te Rabotnicki. 

Takimi ndaj Hajduk Split ishte sfida e dytë ku ish-i i Strugës aktivizohet që nga mbërritja në ligën e Arbër Hoxhës. Liderët e HNL ia dolën kundrejt Mazarit duke mbetur në vendin e parë. 

Atdheu hyri në lojë në minutën e 79. Sulmuesi shqiptar me numrin 26 luajti 20 minuta në disfatën ndaj ekipit të Rakitiç legjendës së futbollit kroat. 

 

Gatuzo i shkakton humbjen e parë sulmuesit shqiptar, u transferua në

xhenaro gatuzo atdhe mazari sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje