
Adana Demirspor ka braktisur ndeshjen me Gallatasarain duke u larguar nga fusha para përfundimit të sfidës. Shkak u bë një penallti e shndërruar në gol nga Alvaro Morata në minutën e 12.
Megjithatë, penalltia ishte e dyshimtë, pasi Mertens u rrëzua sapo pa që po i afrohej Semih Gyler. Një vendim që irritoi Adana Demirsporin, ekipin e fundit në renditjen e Superligës turke.
Pasi vazhduan të luanin për disa minuta, Mustafa Alper Avç, trajner i Adana Demirspor, vendosi të tërhiqte ekipin nga fusha, si shenjë proteste ndaj vendimit të arbitrit Oguzhan Çakir dhe atij të VAR-it, i cili drejtohej nga danezi Jakob Aleksander Sundberg.
Ky vendim erdhi pikërisht në momentin kur Jusuf Barasi pësoi një dëmtim dhe trajneri Avçi u dha urdhër kapitenëve Semih Gyler dhe Tajfun Ajdogan që të largoheshin nga fusha.
Lini një Përgjigje