TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shkurt 2025, 21:23

Espanjoli zhgënjen pas fitores me Realin e Madridit, Marash Kumbulla titullar në humbjen e ekipit të tij

Shkruar nga Pamfleti

Espanjoli zhgënjen pas fitores me Realin e Madridit, Marash Kumbulla

Real Sociedad është rikthyer te fitorja në La Liga duke mposhtur me shifrat 2-1 Espanjolin. 

Goli i parë u shënua nga Beker në minutën e parë dhe baraspesha u rikthye në minutën e 51 nga Puado nga pika e bardhë e penalltisë. 

Sfida u vendos në minutën e 84 nga Mendez. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla e nisi sfidën si titullar dhe luajti 90 minuta. 

Me këtë fitore, Real Sociedad ngjitet në vendin e 7 me 31 pikë, ndërsa skuadra e Kumbullës mbetet në vendin e 16. 

espanjol real sociedad la liga

Lini një Përgjigje