TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shkurt 2025, 17:54

Shqipëria U-16 luan ndeshjen e parë miqësore, kuqezinjtë e vegjël mposhten pastër në “Shtëpinë e Futbollit”

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria U-16 luan ndeshjen e parë miqësore, kuqezinjtë e

Shqipëria U-16 e ka humbur me rezultatin 0-2 miqësoren kundër Hungarisë U-16. Sfida mes dy skuadrave u luajt në “Shtëpinë e Futbollit”.

Njoftimi i FSHF-së:

“Kombëtarja shqiptare U-16 luajti sot në “Shtëpinë e Futbollit” ndeshjen e parë miqësore ndaj Hungarisë. Kuqezinjtë u mundën 0-2.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi takimin me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (GK), Elton Dodaj, Frensi Mali, Petro Marku, Emiljanko Malko, Afrim Gashi, Kledi Qosja, Eris Kurtulaj, Arber Lleshi, Alvin Zekaj (C), Denis Matraku.

Shqipëria krijoi rastin e parë të rrezikshëm me Kledi Qosjen, i cili provoi me një goditje në minutën e 7-të, por portieri kundërshtar e ndali topin. Kuqezinjtë ishin më kërkues dhe iu afruan sërish golit në minutën e 21-të, kur Alvin Zekaj gjuajti nga brenda zonës, por sërish portieri e priti goditjen.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Hungarinë, e cila kaloi në avantazh me golin e Varga Zsolt. Më pas, miqtë dyfishuan rezultatin falë një penalltie, që u ekzekutua saktë nga Polonkai Noel.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0-2, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të gjetur rrugën e rrjetës deri në fund.

Ndeshja e dytë miqësore mes Shqipërisë U-16 dhe Hungarisë U-16 do të luhet të enjten, në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 14:30”.

shqipëria u-16 hungaria u-16 ndeshja miqësore

Lini një Përgjigje